Kreu » Sigurimi i mallit në transport

Sigurimi i mallit në transport

SIGAL ka një eksperiencë të gjatë në sigurimin e mallit në transport nga të gjitha rreziqet gjatë transportit:
• Tokësor
• Ajror
• Detar

Sigurimi i mallrave gjatë transportit, nëpërmjet tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B, C

Klauzola A

Instituti i Mallit – 1/1/1982

Nuk emërtohen rreziqet, por mbulohen:

Të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

Këto klauzola janë të njëjta me ato të tregut të Londrës dhe aplikohen pothuajse në të gjithë Europën. Ky sigurim mbulon dëmet fizike të mallrave të shkaktuara nga çdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Klauzola B

Instituti i Mallit – 1/1/1982

Humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni
  • Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës
  • Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme
  • Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja
  • Rënia e ujit mbi bordin e anijes
  • Rënia totale e pakove të veçanta gjatë ngarkim-shkarkimit
Më shumëMë pak
Na Kontakto

Klauzola C

Instituti i Mallit – 1/1/1982

Humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni;
  • Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës
  • i mallit në avarinë e përgjithshme
Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> [email protected]

    Kërkesë për ofertë

    Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

    Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme: