Kreu » Pasuri Dhe Garanci » Sigurimi i Përgjegjësive

Sigurimi i Përgjegjësive

Sigurimi i përgjegjësisë luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron firmat nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palet e treta perfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara, si me zëvendësimin e të ardhurave të tyre dhe duke bërë të mundur jetesën e një jete normale, ose duke i dhënë fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta

Sigurimi i Përgjegjësisë

Publike

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij. Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.

Sa kushton?

Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i Përgjegjësisë

Profesionale

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:

  • Arkitektet dhe inxhinieret
  • Vleresuesit e pasurive te paluejtshme
  • Agjentet e sigurimit dhe keshilltaret e investimeve
  • Avokatet
  • Noteret
  • Profesionet e reja ne te cilat perfshihen: konsulentet e publicitetit, bizneset e teknologjise se informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapise aromatike, refleksikologjistet, konsulente fitnesi, trajnues privat e te tjere te ketij lloji.
  • Shume shpejt do ofrohet edhe per spitalet, Doktoret, dentistet, ndihmes mjeket, okulistet

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e ketij sigurimi eshte 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i Përgjegjësisë

Produktit

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e prodhuesve, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti, në rast se ata dëmtohen gjatë konsumimit të produktit. Dëmet që mbulohen mund të jenë fizike, aksidentale sikurse edhe dëmtime të pronës materiale te cilat ndodhin gjate periudhes se sigurimit , dhe te shkaktuara nga produktet e shitura, siguruara, shperndara, instaluara, të nxjerra, të riparuara, të alternuara, te trajtuara ose të testuara nga I siguruari.

Kush mund të sigurohet?

Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë biznesmenët, prodhuesit, shitësit me shumicë dhe pakicë të një malli të caktuar.

Sa kushton?

Tarifat variojne sipas kufijve te mbulimit të përgjegjesisë dhe xhiron vjetore te te Siguruarit.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

Tel: +355 4 22 33 308
Whatsapp: +355 68 606 2829
Dëmet Motorike: +355 68 408 8436
Nr Jeshil: 0800 31 31

E hënë – E diel 24h
> [email protected]

    Kërkesë për ofertë

    Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

    Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

    Sigurimi i Përgjegjësisë

    Hoteleve dhe Restorante

    Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.

    Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t'i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere.

    Në rastin e hoteleve kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi janë disa rreziqe të cilat teknikisht dhe financiarisht trajtohen në një policë të vetme sigurimi.

    Sa kushton?

    Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte 0,2% e limitit total te pergjegjesise.

    Më shumëMë pak
    Na Kontakto

    Sigurimi i Përgjegjësisë

    Punedhenesit

    Punedhenesi mund te behet i detyrueshem te kompensoj punonjesin e demtuar ose trashegimtaret e tij ne rast vdekje, per nje lendim aksidental qe shkaktohet ne orar te punes, nese ka ose jo neglizhence nga punedhenesi ose jo.

    Sa kushton?

    Tarifat per kete sigurim variojne nga 0,25% - 0,35% e shumes totale te pagave gjate nje viti.

    Më shumëMë pak
    Na Kontakto

    Keni Pyetje ?

    Shërbimi për klientët

    +355 4 22 33 308
    E hënë – E diel 24h
    > [email protected]

      Kërkesë për ofertë

      Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

      Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

      Cfare dokumentacioni paraqet klienti per aplikim:

      • QKR te kompanise
      • CV te kompanise dhe stafit drejtues
      • Bilanci i dy viteve te fundit
      • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit