Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Me përcaktim të ligjit shqiptar cdo biznes i cili ka nje xhiro vjetore deri ne 250 milione leke te reja konsiderohet biznes SME
Çfare Produktesh Ofrojmë Për Ju ?
Ju rekomandojmë sigurimet e mëposhtme:
- Sigurimi nga aksidentet ne pune
- Sigurimi privat i shendetit
- Sigurimi i jetes me kursim
- Pension privat shtesë
Siguroni biznesin në rast:
- Zjarri, përmbytje, tërmeti, thyerja e xhamave
- Dëmtim/ humbje e mallit
- Dëmtim i inventarit fizik
Siguroni mallin nga te gjitha rreziqet gjate transportit:
- Tokësor
- Ajror
- Detar
Siguroni biznesin në rast:
- Sigurimet e detyrueshme (TPL, Karton Jeshil, Polica Kufitare)
- Mini Kasko dhe Full Kasko
- Sistemi i gjetjes se vendndodhjes se automjetit
Që të mos bllokoni paratë tuaja, kërkoni sigurimet:
- Garanci Oferte
- Garanci Paradhënie
- Garanci Kontrate
- Garanci Doganore
- Garanci Cilësie
Ndryshimet e shpeshta të kushteve klimaterike bëjnë që sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë të jenë shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve natyre.
Humbjet për çdo fermer apo pronar të bizneseve për këto sektorë mund të jenë të pa përballueshme, duke rrezikuar kështu vazhdimësinë e tij.
Për të shmangur shqetësimet, e për të patur stabilitet në prodhim, sigurimi te SIGAL UNIQA ndaj rreziqeve të ndryshme në bujqësi dhe blegtori është i domosdoshëm.
Dëmshpërblenë të Siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të Siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.)Gjeneve 19 maj 1956,ligji shqiptar nr 9503 dt.3 prill 2006 dhe protokolli i Konventes CMR 5 korrik 1978 aderuar nga republika e Shqiperise me ligjin nr 9624 date 16 tetor 2006
- Humbje, shkatërrime, zjarr
- dëmtime aksidentale të mallrave dhe/ose kontenierëve (duke përfshirë të gjitha mjetet në kujdesin, kontrollin apo ruajtjen e të Siguruarit) që vijnë si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të transportuesit.
Sigurimi i pergjegjesise se paleve te treta per mjetet e vogla lundruese.
- Ligji nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, këtu më poshtë do të quhet shkurtimisht Ligji. Rregullorja e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare miratuar me vendimin nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.
- Kushtet e Përgjithshme të kontratës për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të motorëve të ujit (JET),skafeve,yachtet,motobarka, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta